Vijojnë të jenë problematike disa vatra zjarri në vend. Në Voskopojë u shfaq një vatër e re zjarri në zonën midis Krushovës dhe Shipskës.
Ndërhyrja nga ajri përgjatë pasdites së djeshme ishte e pamundur për shkak të tymit dhe erës, për të rinisur vetëm mëngjesin e kësaj të hëne.
Zjarri ka qenë i përmasave të mëdha, duke shkrumbuar pishat, disa prej tyre pothuajse shekullore. Në jug të vendit zjarret janë ende aktive në Dukat dhe Qafën e Llogarasë, ndërkohë një vatër tjetër ka nisur në Selenicë.
Probleme me zjarret hasen edhe në Kukës, ndërsa në pjesën tjetër të vendit situata është e qetë. Nga Voskopoja, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, tha se zjarri ishte i qëllimshëm, ndërsa njoftoi se ka nisur aksioni në të gjithë vendin për arrestimin e të dyshuarve si zjarrëvënës.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…