I riu ishte i kërkuar nga policia me dy fletarrestime, ka bërë të ditur Policia Federale të martën. Përveç për zjarrvënie, ai akuzohet edhe për vjedhje të gjashtëfishtë
Udhëtimi i kosovarit 17-vjeçar të hënën përfundoi papritur në Aeroportin e Dusseldorfit. Pas kthimit nga Kosova, atë e arrestoi në këtë aeroport Policia Federale e Gjermanisë, si të dyshuar për vënien e zjarrit në një kopsht fëmijësh në Erkrath, shkruan dpa.de. Zjarrvënia i ngarkohet atij krahas një 17-vjeçari tjetër, transmeton albinfo.ch.
I riu ishte i kërkuar nga policia me dy fletarrestime, ka bërë të ditur Policia Federale të martën. Përveç për zjarrvënie, ai akuzohet edhe për vjedhje të gjashtëfishtë.
Dy të rinjtë akuzohen se në korrik të vitit 2019 kishin provuar të thyenin një pjesë të rrethojës së kopshtit të fëmijëve duke e goditur atë me një gur kalldrëmi. Pasi që kjo përpjekje u dështoi, ata dyshohet t`u kenë futur zjarrin disa jastëkëve.
Si pasojë e zjarrit, kopshti i fëmijëve ishte shkatërruar pothuaj plotësisht. 17-vjeçari i dytë, sipas të dhënave të hetuesve, e kishte pranuar veprën që në fillim të gushtit.
Në atë kohë policia kishte njoftuar se po zhvilloheshin hetime kundër një bashkëkryesi të personit të përmendur. Dhe, siç ka thënë për DPA-në një zëdhënëse e policisë, fjala kishte qenë për të riun e kapur të hënën në Aeroportin e Dusseldorfit.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…