Policia e Korçës njoftoi se ka arrestuar autorin e dyshuar të hedhjes së gazit lotsjellës gjatë koncertit të Goran Bregoviç mbrëmjen e së dielës në këtë qytet.
Burime policore thanë se u arrestua 21-vjeçari nga Tirana Redon Leka, me precedentë të mëparshëm penalë si edhe nisi hetimi për 33-vjeçarin F. K., nga Lushnja, pasi kundërshtoi punonjësit e policisë gjatë shoqërimit të autorit të dyshuar.
Në vendngjarje u gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 kapsollë detonatore e paplasur, tha policia.
Mbrëmjen e së dielës, në natën e fundit të Festës së Birrës në qytetin e Korçës, teksa performonte këngëtari i njohur serb Goran Bregoviç u hodh gaz lotsjellës duke sjellë shqetësime tek personat që ishin mbledhur ta dëgjonin.