LAJME

Arrestohet “Baba Sheh” i fshatit Bec të Dushkajës, dyshohet se rrahu nënën dhe motrën

Dhuna në familje po vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare.

Gratë janë viktimat më të shpeshta, që përjetojnë dhunë nga burrat, djemtë, vëllezërit e anëtarët e tjerë të familjes.

Në shumë raste, viktima janë edhe nënat, të cilat detyrohen t’i denoncojnë djemtë e tyre.

Kështu ka ndodhur edhe mbrëmë në Gjakovë dhe këtë herë i dyshuar është Shehu i fshatit Bec të Dushkajës, Ismet Murtezai, djali i të ndjerit Hysen Murtezait.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se Ismet Murtezai është arrestuar nën dyshimet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, të dielën në orët e mbrëmjes, në shtëpinë e tyre në Gjakovë.

‘Baba Sheh’ 28-vjeçar, po dyshohet se për motive akoma të panjohura, e ka sulmuar fizikisht nënën e tij, 56-vjeçare, duke e goditur dhe për pasojë i ka shkaktuar lëndime trupore.

Në sherrin që plasi në shtëpinë e shehut, ka ndërhyrë motra e tij, që t’i dalë në ndihmë nënës, por edhe e ka pësuar edhe vet. E njëjta është kapur me shehun, të cilin e ka sulmuar fizikisht dhe për pasojë edhe ajo është futur në telashe.

Të njëjtat burime thonë se rasti është denoncuar menjëherë në Polici, ku nëna e shehut ka dhënë deklaratën e tij për dhunën që djali ka ushtruar ndaj saj dhe ka kërkuar urdhër mbrojtës.

Përveç viktimës, në Polici kanë dëshmuar edhe motra e të dyshuarit, teksa Shehu është prangosur dhe shoqëruar në stacion policor, ku është përballur me denoncimin kundër tij.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar caktimin e masës së ndalimit policor dhe inicimin e rastit ndaj tij për veprën penale “Dhunë në familje”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

2 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

4 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

19 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

21 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

22 orë ago