Nicolas Malvagna, 27-vjeç është autori i sulmit të këngëtares me origjinë shqiptare, Bebe Rexha. Ai është identifikuar me ndihmën e fansave të këngëtares, duke thirrur sigurinë dhe i treguar se ai ishte autori. Malvagna ndodhet në paraburgim nga policia dhe pritet të dalë të hënën në gjyq.
Koncerti i së dielës në The Rooftop në Pier 17 ishte pjesë e turneut të këngëtares dhe kauntatores 33-vjeçare, të titulluar Best F’n Night Of My Life.