Policia e Kosovës ka arrestuar një punonjës të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Keqpërdorimi i informatës zyrtare”, “Hyrja në sistemet kompjuterike”, “Zbulimi i informacioneve të klasifikuara dhe mos ruajtja e informacioneve të klasifikuara” dhe “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”.
Siç bëhet e ditur përmes një komunikate për media, ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti, në cilësinë e personit zyrtar, ka vepruar me motive të dyshimta, duke keqpërdorur pozitën zyrtare dhe zbuluar informacion të klasifikuar, andaj me këto veprime dyshohet se personi i lartcekur ka cenuar sigurinë e Kosovës.
“Ndaj të njëjtit, ju njoftojmë se do të ndërmerren veprime të tjera procedurale”, thuhet tutje në njoftimin e Prokurorisë.