E kanë gjurmuar 10 ditë më parë në Abu Dhabi, në Emiratet e Bashkuara Arabe. Altin Sinomati, shtetas shqiptar i kërkuar nga prokurorët e Drejtorisë së Antimafias Rajonale, është arrestuar pasi konsiderohet si porositësi i vrasjes së bashkëkombësit të tij Selavdi Shehaj, i njohur me nofkën “Passerotto”, në plazhin e Torvaianica më 20 shtator të pesë viteve më parë.
Një larje hesapesh në kuadër të përplasjeve mes klaneve kriminale në trafikun ndërkombëtar të drogës, të shoqëruara me episode dhune të kryera me metoda mafioze.
Shqiptari është identifikuar falë Shërbimit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Policisë dhe hetuesve lokalë. Hetimet e përbashkëta të karabinierëve dhe policisë kishin bërë të mundur tashmë të vërtetohej se ekzekutori i vrasjes, Raoul Esteban Calderón, i dënuar me burgim të përjetshëm edhe për vrasjen e Fabrizio Piscitellit, të njohur si “Diabolik”, kreu i tifozëve ultras të Lazios i vrarë më 7 gusht 2019 në Romë, ishin pikërisht nga Sinomati të vriste edhe “Passerotto”-n në këmbim të një pagese prej 150 mijë eurosh.
Trafiku i drogës në qendër të hetimeve për atentatin ndaj Ranuccit
Shqiptari u dënua së bashku me Giuseppe Molisso, i konsideruar një tjetër figurë e rëndësishme e trafikut të drogës në Romë, i cili ka qenë gjithashtu në qendër të hetimeve ditët e fundit për sulmin ndaj gazetarit të Report, Sigfrido Ranucci, të kryer të enjten e kaluar në mbrëmje përpara shtëpisë së tij në Campo Ascolano, një fshat i vogël i Pomezias, por edhe shumë afër Torvaianicas.(Corriere della sera)
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…
Azerbajxhani po evakuon diplomatët e tij nga Irani, tha të premten ministri i Jashtëm Jeyhun…
Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur një muaj paraburgim për reperin Moss dhe dy të…