Policia ka bërë të ditur se ka vënë në pranga këtë të martë në Qathë Thanë një shtetas turk me qëllim ekstradimi, pasi është dënuar me 19 vite burg për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal”.
Policia bën të ditur se në pranga është vënë shtetasi Zuhtu Akkaya, 45 vjeç, banues në Izmir, Turqi.
Sipas policisë,
Nga verifikimet e kryera nga policia rezultoi se Gjykata e Lartë Kriminale Izmir, Turqi, me vendimin e datës 13.05.2020, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi është dënuar me 19 vjet burg për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Vjedhja”.