Policia kantonale e Thurgaut arrestoi të martën një kosovar, 34-vjeçar, në rajonin Weinfelden. Ai donte të merrte para nga një shtetas i moshuar si pjesë e një mashtrimi telefonik, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.
Fillimisht, 84-vjeçari kishte marrë një telefonatë nga një person i cili pretendonte se ishte polic.
Ai i ka shpjeguar atij se para të falsifikuara janë në qarkullim, dhe është udhëzuar nga kosovar që të tërhiqte para nga banka, në mënyrë që një person të mund të vinte në shtëpinë e tij për të kontrolluar nëse ato ishin origjinale, siç shkruante policia kantonale në një deklaratë të mërkurën.
84-vjeçari dyshoi për tentativë mashtrimi dhe lajmëroi policinë.
Në fund arritën të arrestonin njeriun që donte të mblidhte paratë. Ndaj tij u hap një hetim penal./Blick
Rritja e çmimeve të derivateve pas shpërthimit të luftës në Lindjen e Mesme po reflektohet…
Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se homologu i tij rus, Vladimir Putin, mund të…
Ditë më parë Zvicra është tronditur nga një incident ku mbeten të vdekur 6 persona.…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten, 13 mars, se do të ftojë…
Gazetarja Ambrozia Meta është nxjerrë jashtë nga kryeministria pas një debati që zgjati disa minutame…
Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një…