Arrestohet një grua në aeroport me material të falsifikuar zgjedhor, Kuçi mohon se ka të bëjë me të

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës është arrestuar një grua pasi u kap me materiale të falsifikuara zgjedhore.

Klankosova.tv ka konfirmuar përmes burimeve se ajo ende është duke u intervistuar nga Policia e Kosovës.

Në media u raportua se dyshohet që ajo është një bashkëpunëtore e kandidatit të AAK-së për kyetar të kësaj komune, Agron Kuçi, por ky i fundit i kontaktuar nga portali mohoi se ka të bëjë diçka me këtë rast.

“Unë s’kam informata për këtë dhe s’kam kërkuar asgjë nga ajo”.

Në materialin e saj dyshohet se janë gjetur të dhëna të qytetarëve që përgatitur për votim nga diaspora.