Si pjesë e një serie bastisjesh të koordinuara të Policisë në Zvicrën perëndimore, janë arrestuar në Zvicër, dy anëtarë të dyshuar të Shtetit Islamik.

Në kantonet Vaud dhe Gjenevë të enjten, katër shtëpi janë kontrolluar pas urdhër-arresteve të lëshuara nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm (ZAP).

Një shtetas i dyfishtë zvicerano-maqedonas dhe një shtetas kosovar janë arrestuar nën dyshimin për mbështetje të organizatave të ndaluara terroriste.

Terrorizmi i frymëzuar nga xhihadistët konsiderohet si një nga kërcënimet më të rënda për sigurinë e brendshme nga shërbimi i inteligjencës zvicerane.

Dy të dyshuarit e arrestuar janë marrë në pyetje nga prokurorët federalë, të cilët do të vendosin nëse do të ngrenë akuza dhe për sa kohë do të mbajnë në paraburgim dyshen.

ZAP tha se Shërbimi Federal i Inteligjencës (FIS) gjithashtu kishte dhënë ndihmë për hetimin penal, transmeton tutje albinfo.ch.

Aeroplanmbajtësja amerikane USS Nimitz është nisur drejt Lindjes së Mesme, ku do të stacionohet, teksa…
Në një zhvillim të fundit në luftën Izrael – Iran, Izraeli ka pretenduar se ka…
Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti ka folur sot në lidhje me deklarimin e…
Media “Iran International” ka marrë informacion se Ali Asghar Hejazi, zëvendësshefi i stafit të Udhëheqësit…
Kreu i agjencisë së inteligjencës së Iranit dhe zëvendësi i tij u vranë sot në…
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump vuri veton ndaj një plani izraelit ditët e fundit për…