KRYESORE

Nisin testimet për një vaksinë kundër Covid-19 në SHBA, financohet nga Bill Gates

Përhapja e koronavirusit me shpejtësi ka shtuar dhe ritmin e punës së shkencëtarëve për gjetjen e një kure apo vaksine.

40 vullnetarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës morën dozën e parë të një vaksine kundër Covid-19, e cila është ende në fazën fillestare. Bëhet fjalë për një eksperiment i përgatitur nga kompania amerikane bioteknike “Inovio”, që nisi testimet në njerëz pas marrjes së konfirmimit nga administrata e Ushqimit dhe Ilaçeve.

Ky është një studim shkencor i financuar pjesërisht nga fondacioni Bill dhe Melinda Gates si dhe Koalicioni për Epidemi dhe Gatishmëri Inovative. Testimi në njerëz erdhi pas rezultateve pozitive te kafshët.

Vullnetarët, të seleksionuar në Filadelfia dhe Kansas City, do të marrin dozën e dytë të vaksinës, të quajtur Ino-4800, pas 4 javëve.

“Ky është një hap I rëndësishëm përpara, kundër një virusi, I cili pa një vaksinë, do të vazhdojë të kërcënojë jetë njerëzore”, shprehet administratori I kompanisë Inovio, Joseph Kim. Ai bën me dije se studiuesit, partnerët dhe financuesit ishin mobilizuar që nga fillimi i janarit, kur sekuenca gjenetike e virusit u bë e disponueshme, për të siguruar përparim të shpejtë në zhvillimin e Ino-4800.

Sfida për këtë kompani është që të prodhojë një vaksinë brenda një viti e gjysëm. “Ajo që është arritur tani me këtë eksperimentim është një moment historik i rëndësishëm në funksion të këtij synimi”, saktëson kreu i Koalicionit për Epidemi dhe Gatishmëri Inovative, Richard Hatchett.

Përgjigjet fillestare imunitare të 40 vullnetarëve dhe të dhënat e sigurisë së studimit priten në fund të verës. Në atë pikë, Inovio planifikon të fillojë studimet për efikasitetin e vaksinës. Paralelisht, kompania po përpiqet të rrisë prodhimin e Ino-4800 dhe planifikon të përgatisë një milion doza deri në fund të vitit, që mund të përdoren për studime të mëtejshme apo emergjenca.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

5 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

10 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

23 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago