Bill Gates, që nga themelimi i Microsoft në vitin 1975, ka rritur paralelisht famën dhe pasurinë e tij.
Sot, filantropisti i njohur ka një objektiv të ri: tokën bujqësore. Kjo tregohet nga afro 250 000 hektarë tokë që ai ka blerë në 18 shtete të ndryshme të SHBA-së. Me këtë sasi, Bill Gates është tashmë pronari më i madh i tokës në Shtetet e Bashkuara.
“Grupi im i investimeve vendosi ta bëjë këtë gjë, por nuk është e lidhur me motin”, tha Bill Gates, i cili që nga viti 2013 ka zgjedhur bujqësinë për shkak të rritjes së vazhdueshme të vlerës në treg. Ndërmjet viteve 1940 dhe 2015 çmimi i tokës bujqësore është rritur 6 herë dhe prirja rritëse ka të ngjarë të vazhdojë në vitet e ardhshme.
Megjithatë, zotërimi i kaq shumë toke nuk ka ndryshuar praktikat e Bill Gates, i cili është qiradhënës tek fermerët profesionistë, të cilët vazhdojnë të bëjnë punën e tyre si më parë.