Asamblisti i Nisma’s Socialdemokrate në Kuvendin Komunal të Skenderajt, Beqir Veliu i ka dalë në mbrojtje ministrit në detyrë Endrit Shala, i cili mbrëmë e sulmoi fizikisht gazetarin e IndeksOnline, Ensar Ramadani derisa ishte në kryerje të detyrës zyrtare.
“Ka duft mi q.. nanën mirë se pak është një boks”, është komenti i asamblistit Veliu në lajmin e postuar në Facebook ku flitet për sulmin ndaj gazetarit.
IndeksOnline ka tentuar disa herë të marr një prononcim nga Veliu për gjuhën fyese dhe të ulët që e ka shprehur në rrjetet sociale, mirëpo kontakti me të ka qenë i pamundur.
Për sulmin e ministrit Shala ka pasur reagime të shumta mbrëmë dhe të njëjtat po vazhdojnë edhe sot.