Gjatë takimit në Athinë me homologen e tij franceze Catherine Colonna, Ministri i Jashtëm Nikos Dendias iu referua kërcënimeve të fundit që burojnë nga Ankaraja, duke thënë se Turqia dëshiron “të kthejë mbrapa orën e historisë dhe të ringjallë Perandorinë Osmane.
Ministrja franceze e cili gjithashtu vizitoi Turqinë, i tha ministrit të Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu se nuk duhet të ketë përshkallëzim retorik.
“Unë do të këshilloja këdo që ëndërron sulme dhe pushtime të mendojë 3 ose 4 herë. Ne jemi të gatshëm për të mbrojtur atdheun tonë, pavarësinë territoriale dhe integritetin”, u shpreh diplomati i lartë grek.
Ministrja konfirmoi mbështetjen e Parisit për Athinën.
“Pa hezitim, Franca ka qenë gjithmonë në krah të Greqisë dhe Qipros kur është e nevojshme edhe kur sulmet ndaj sovranitetit mund të jenë një tundim për vendet fqinje, kështu që ne kemi qenë gjithmonë në krah të Greqisë dhe do të vazhdojmë të jemi”, u shpreh Colonna.
Gjatë vizitës në Sarajeve Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e përsërit kërcënimin e tij për të “shkuar papritur një natë” në ishujt grekë. Ai u duk i vendosur duke mos i lënë hapësirë qetësisë dhe diplomacisë.
Shtetet e Bashkuara dënuan kërcënimet e presidentit turk ndaj Greqisë duke i cilësuar “të padobishme”, ndërsa theksuan se sovraniteti grek mbi ishujt e Egjeut “nuk është në pikëpyetje”.
Shtetet e Bashkuara inkurajojnë aleatët e NATO-s që të punojnë së bashku për të ruajtur paqen dhe sigurinë në rajon dhe për të zgjidhur dallimet në mënyrë diplomatike. /Euronews albania.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…