Infektologu, Sali Ahmeti tha se 11 pacientë me COVID-19 janë të hospitalizuar në Klinikën Infektive.
Ahmeti thotë se dy nga ta e kanë gjendjen pak më të rënduar dhe po ndihmohen edhe me oksigjenoterapi.
Infektologu thotë se për dallim nga gjendja e përgjithshme në terren me të infektuarit me COVID-19, në Klinikën Infektive në tri ditët e fundit asnjë pacientë i ri nuk është paraqitur.
“Kjo do të thotë se virusi nuk e ka më virulencën e dikurshme pasi në ditët e parë gati gjysma e të prekurve hospitalizoheshin”, tha ai për RTV Dukagjinin.
Ahmeti thotë se me lirimin e masave të lëvizjes do të ketë shtim të rasteve por sipas tij qytetarët së paku duhet të respektojnë distancën fizike dhe përdorimin e maskave.