Mos liberalizimi i vizave bëri që nga deputetet e dikurshëm të Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri të jap premtime të çuditshme dhe qesharake, shkruan Gazeta Metro.
Një nga premtimet dhe skenat e famshme në Kuvend ishte kur ai dorëzoi pasaporta e familjes së tij dhe tha se nuk do të shkon jashtë Kosovës që të mban koncerte, kjo si një lloj solidarizimi me popullin e Kosovës që po jetojnë të izoluar pa viza.
Mirëpo si shumë premtime që ka dhënë dhe nuk ka realizuar, Labi ka thyer edhe këtë premtim. Ai ka publikuar një foto nga aeroporti ‘Adem Jashari’ duke udhëtuar për në Danimarkë.
Pas një pauze, Labi i rikthehet diasporës, atje ku është shumë i kërkuar.