LAJME

“Një ditë do të jetë e përgjakshme” – ky është mesazhi kërcënues që iu bë nënës së Kosovare Kurtajt, e cila po kërkon drejtësi për vajzën e ndjerë

Kosovare Kurtajt është gjetur e vdekur në dhjetor të 2010 në rrugën Milloshevë-Mitrovicë. Fillimisht u tha se vdiq në një aksident trafiku. Pesë vite më vonë (2015), familja kërkon zhvarrimin e trupit të saj me dyshimin se ajo është vrarë.

Për InDoks të Gazetës Insajderi ekskluzivisht ka folur nëna e të ndjerës, Bedrije Kurtaj.

Zonja Bedrije ka thënë se ajo dhe i vetmi dëshmitar në rastin e vajzës së saj është kërcënuar.

Bedrie nëse ti dhe …. nuk tërhiqeni nga ajo që mendoni të na akuzoni keni me pësuar shpejt. Thuaji atij ….ne e dimë ku je dhe mos le jetim ty Bedro më mirë mos fol. Akuzat çka ka shkuar ka shkuar ore mos të përsëritet neve ju dimë ku rrini harrojeni çka jeni ka mendoni se kushton. Një e ditë do të jetë e përgjakshme neve ju dimë vendet se ku rrini që të dy stop është më mirë kuptove”, thuhet në mesazhin i cili ka shkuar në adresën e zonjës Bedrije, e cili mban edhe numrin.

Numër të cilin e ka kontaktuar edhe vet familja Kurtaj por janë lajmëruar persona që kanë thënë se e kanë blerë numrin. Njësoj iu tha edhe InDoks-it.

Për këtë mesazh në dijeni është edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Se çka ka ndodhur me dëshmitarin e vetëm, si u bë që ai u ekstradua në Francë, e se si u përndjek detajet i gjeni brenda dokumentarit: Kush e vrau Kosovaren?


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

8 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

13 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago