Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e 17 korrikut në mbikalimin e Fushë Krujës.
Një atentat me armë zjarri dyshohet se i ka marrë jetën tre personave.
Sipas informacioneve paraprake është qëlluar ndaj një automjeti, i cili më pas është përfshirë nga flakët.
Policia ka rrethuar zonën dhe ka ngritur disa postblloqe në aksin Fushë-Krujë Vorë dhe drejt Kamzës.