Ndërsa situata vijon të mbetet dramatike nga koronavirusi në Kinë, i cili vijon të përhapet me shpejtësi, autoritetet janë duke punuar me ritme rekorde për ndërtimin e spitalit të ri, në Wuhan.
Spitali i ri do të ketë një kapacitet prej 1.000 shtretërish dhe pritet të jetë gati për izolimin dhe mjekimin e personave të prekur nga koronavirusi në Wuhan, epiqendra e virusit vdekjeprurës.
Makina të mëdha, përfshirë dhjetëra ekskavatorë e buldozerë nisën punën vetëm 4 ditë më parë dhe tashmë spitali ka marrë formë. Ai është parashikuar të përfundojë brenda 6 ditësh.
Ndërkohë, numri i viktimave nga koronavirusi raportohet të ketë shkuar në 106 persona, nga 81 që u raportuan një ditë më parë, ndërsa numri i të prekurve ka arritur në 4515.
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…