BREAKING NEWS

Atentat një oficeri të lartë të inteligjencës iraniane, dyshohet se është dora e Mosad-it

Një oficer i lartë i inteligjencës i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, Mohammed Akiki ka rënë pre e një atentati. Mediat ndërkombëtare raportojnë se ai ka rënë pre e një sulmi në Teheran dhe aktualisht ndodhet në spital në gjendje kritike pas plagëve të rënda të raportuara.

Fillimisht ishte shkrimtari izraelit Amir Tsarfati që shkroi për atentatin ndaj zyrtarit të lartë të shërbimeve sekrete iraniane në kanalin e tij në Telegram duke nënvizuar se Akiki ndodhet në terapi intensiven një spital në Teheran. Më pas lajmi u konfirmua edhe nga rrjeti Bnn.

Për momentin ka mungesë informacioni për sulmin, por sipas ekspertëve dhe analistëve të ngjarjeve në Iran duket se atentati lidhet me situatën shpërthyese në Lindjen e Mesme, pas agresionit të Hamasit ndaj Izraelit dhe reagimin e shtetit hebre. Edhe shkrimtari izraelit Amir Tsarfati nuk përjashtoi mundësinë e përfshirjes së shërbimit sekret, Mosad në këtë atentat.

Kjo mund të jetë një hakmarrje për rolin e Iranit në sulmin e Hamasit. Profesori italian Daniele Ranieri shkruante pak ditë më parë se sulmi i Hamasit ka prishur të gjithë “status quo”-në në Lindjen e Mesme. Sipas tij, hakmarrja e Izaelit do të ketë pasoja edhe në Iran, por edhe në Liban për shkak të përfshirjes së Hezbollahut në këtë vend, në regjimin e Asadit në Siri, Jemen dhe Irak.

Ka edhe një hipotezë tjetër që lidhet me sulmin ndaj kreut të “007”-ës iraniane. Edhe pse më pak e mundshme është hipoteza se sulmi ndaj Akiki-t është i lidhur me protestat dhe tensionet në Iran kundër regjimit, protesta që filluan më shumë se një vit më parë pas vdekjes së Mahsa Amini.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

5 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

8 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

8 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

10 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

10 orë ago