Është një marrëveshje shumëmiliardëshe për mbrojtjen, ajo e nënshkruar nga Franca dhe Greqia. Pakti do t’i lejojë shtetet që të ndihmojnë njëri-tjetrin në rast të ndonjë kërcënimi të jashtëm.
Detajet i prezantoi kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, dhe kjo vjen në një kohë kur tensionet me Turqinë janë rritur ndjeshëm.
“Për herë të parë është përcaktuar qartë dhe shprehimisht se do të ketë ndihmë ushtarake në rast se një palë e tretë sulmon njërin nga dy shtetet”, tha kryeministri Mitsotakis.
Aleatët e NATO-s, Greqia dhe Franca, muajin e kaluar arritën një pakt strategjik bashkëpunimi ushtarak dhe mbrojtës, i cili përfshin një porosi për tri luftanije franceze me vlerë rreth 3 miliardë euro. Ndërsa më herët gjatë këtij viti, Athina kishte porositur 24 avionë luftarakë të prodhuar nga Dassault.
Qeveria greke pretendon se ky armatim është tërësisht për vetëmbrojtje. “Greqia po merr një drejtim të ri, ajo nuk kërcënon, por as nuk kërcënohet, përkundrazi, ajo po zgjeron aleancat e saj, me të drejtën ndërkombëtare si udhëzues”.
Gjatë fjalimit në parlament, kryeministri grek tha se dihet kush po kërcënon me luftë në Mesdhe duke iu referuar qartësisht Turqisë. Pavarësisht se të dyja vendet fqinje janë aleate në NATO, mes tyre ka shpesh retorikë të ashpër për shkak të kontestimeve lidhur me kufijtë detarë dhe të drejtën e shfrytëzimit të resurseve energjetike.
Përshkallëzimi më i fundit i tensioneve shqetësoi pa masë komunitetin ndërkombëtar, ndërsa aktualisht palët janë angazhuar me një proces dialogu për të normalizuar raportet.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…