POLITIKE

Australia, keqardhje për tërheqjen e ambasadorit francez

Autoritetet australiane kanë reaguar fill pas vendimit të papritur të Francës për të tërhequr ambasadorin e saj në Australi, Jean-Pierre Thebault, duke shprehur keqardhjen e tyre.

Përmes zëdhëneses së Ministrisë së Jashtme australiane, autoritetet kanë ravijëzuar se vendimi u mor “në përputhje me interesat e sigurisë kombëtare”.

Shkak u bë anulimi i një kontrate nëndetëseje, si pjesë e marrëveshjes ushtarake “Aukus”.

Gjithashtu, deklarata e zëdhënëses australiane, e publikuar nga e përditshmja “The Guardian”, garanton se do të ketë një ri-angazhim me autoritetet franceze.

Franca tërhoqi dhe ambasadorin e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Philippe Etienne, në shenjë proteste kundër marrëveshjes Aukus.

Ambasadori francez në Australi, Jean-Pierre Thebault
Aukus

Pakti i ri i sigurisë “Aukus” midis Australisë, Shteteve të Bashkuara (SHBA) dhe Britanisë së Madhe, zbulon se autoritetet australiane do të blejnë nëndetëse me energji bërthamore duke përdorur teknologjinë amerikane.

Kjo, duke prishur në mënyrë të njëanshme një kontratë prej 90 miliardë dollarësh me Francën.

Aleanca e re vjen si kundër-përgjigje e rritjes së pranisë ushtarake të Kinës dhe ndikimit në Paqësor.

Francezët e kanë përshkruar lëvizjen si një “goditje pas shpine”.

Nën siglën Aukus, tre vendet do të ndajnë edhe teknologjinë mbi inteligjencën artificiale, teknologjinë kuantike dhe atë kundër “cyberterrorizmit”.

Rreth 31 miliardë dollarë do të kushtojnë 12 nëndetëse të tilla. Kjo përbën edhe kontratën më të gjerë ushtarake për australianët.

Nëndetëse amerikane në Gjirin Harbour
Historiku

Franca dhe SHBA-të kanë pasur mosmarrëveshje të rëndësishme diplomatike më parë.

Kriza e Suezit në vitin 1956 dhe lufta në Irak në vitin 2003. Asnjëra prej tyre nuk rezultoi në tërheqjen e ambasadorëve.

Sipas analistëve, mund të duhen vite që marrëdhënia midis Francës dhe Australisë të stabilizohet.

Jean-Pierre Thebault, dhe homologu i tij në Washington, Philippe Etienne, do të kthehen në Paris për “konsultime”.

Franca nuk e ka tërhequr ambasadorin e saj në Mbretërinë e Bashkuar.

Tërheqja e ambasadorëve, zakonisht është veprimi i fundit që ndërmerret midis vendeve gjatë një krize. Midis aleatëve, shihet si një veprim jashtëzakonisht i rrallë.

Ambasada franceze në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Reagimi i autoriteteve kineze

Ky zhvillim nuk është kapërdirë nga qeveria kineze, e cila e ka konsideruar marrëveshjen si “jashtëzakonisht të papërgjegjshme”.

Sipas tyre, kjo do ta dëmtojë seriozisht paqen dhe stabilitetin rajonal.

Flota australiane në detin e Kinës Jugore

Një deklaratë e përbashkët e lëshuar nga Australia dhe SHBA-të kritikonte “pretendimet detare të Kinës në Detin e Kinës Jugore që janë pa bazë ligjore”.

Një zëdhënës i ambasadës kineze më vonë hodhi poshtë “akuzat e pabazuara dhe vërejtjet e gabuara kundër Kinës”.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

2 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

16 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

18 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

19 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

21 orë ago