POLITIKE

Australia me nëndetëse bërthamore në 2030/ Reagon ashpër Kina: Gabim i rëndë dhe i rrezikshëm

Australia do të pajiset me nëndetëse të fuqishme me energji bërthamore në vitin 2030. Është ky një nga detajet e marrëveshjes AUKUS të nënshkruar vitin e kaluar mes Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe dhe Australisë dhe që u diskutuan në një takim mes liderëve të këtyre vendeve.

Një marrëveshje që ka acaruar Kinën, që në një deklaratë për shtyp të ministrisë së jashtme të Pekinit, akuzon tre vendet se po ecin drejt një rruge të gabuar dhe të rrezikshme.

Xho Bajden, Rishi Sunak dhe Entoni Albaneze zhvilluan një takim në San Diego të Kalifornisë, ku diskutuan finalizimin e marrëveshjes për pajisjen e Australisë me nëndetëse bërthamore, që sipas tyre nuk synojnë asgjë tjetër veç forcimin e paqes në rajonin e Indo-Paqësorit.

Që këtë vit, marinarë australian do të dërgohen në bazat amerikane dhe britanike të nëndetëseve për t’u trajnuar për përdorimin e tyre, ndërsa në vitin 2027, dy vendet do të ngrenë bazat e para të këtyre nëndetëseve në Australi. Presidenti amerikan Xho Bajden u kujdes të theksonte se nëndetëset përdorin energjinë bërthamore vetëm si karburat, që i mban ato shumë më gjatë në zona luftimi krahasuar me nëndetëset e tjera dhe nuk përdorin armë bërthamore.

Mes qëllimeve të dërgimit të këtyre nëndetëseve, është krijimi i një kundërpeshe ndaj objektivave ekspansioniste të Kiëns në rajon.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

12 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

15 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

15 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

17 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

17 orë ago