POLITIKE

SBASHK-u paralajmëron grevë nga janari

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, ka thënë se nëse deri në janar të vitit të ardhshëm nuk implemetohet Ligji i Pagave do të ketë grevë në sistemin arsimor.

Këto komente ai i bëri në protestën e organizuara nga Federata e Sindikatave të Mjekëve të Kosovës. Madje ai thotë se për humbjen e orëve nuk janë fajtor e nuk marrin përgjegjësi.

“Ne jemi duke u përgatitur për dialog, por nëse dialogu mungon, nëse siç e tha i nderuari doktor Syla, Ligji nuk punohet bashkë me sindikatat e të filloj në janar së implementuari, atëherë sistemi arsimor do të jetë i tëri i bllokuar dhe do të kemi greva dhe do të kemi humbje orësh, për tërë këto ne nuk jemi fajtor”.

Jashari i ka kërkuar Qeverisë që të diskutojë me ta duke paralajmëruar protesta të vazhdueshme.

“Kam ardhur këtu që të sjell mesazhin e mijërave punëtorëve të arsimit të cilët i bashkëngjiten me shpirt e zemër kësaj proteste dhe kam ardhur t’i them Qeverisë që ta dëgjojë këtë masë njerëzish që përfaqësojnë tërë sistemin shëndetësor, të cilët koha i kthej në hero, sepse ata po luftojnë dhe kanë luftuar kundër vdekjes për të shpëtuar jetë. E lus Qeverinë që të bashkohet dhe të flas me ne në mënyrë që ky shesh të mos jetë plot njerëz, në mënyrë që sistemit arsimor mos t’i kthehet greva trejavore”, ka deklaruar ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

30 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

48 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

14 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago