Një kosovar 42-vjeçar i cili mësohet se ka kryer një sërë vjedhjesh, me 16 dhjetor ka arritur të arratiset nga burgu para seancës kryesore në gjykatën rajonale në Wels, Por, pas me shumë se pesë javësh, me datën 25 janar ai u arrestua sërish nga policia austriake. “Ai u gjet dhe u arrestua në një lagje në Haid”, tha policia të shtunën, përcjell albinfo.at
Kosovari ndodhet në paraburgim për shumë krime, të cilat dyshohen se janë kryer midis muajve prill dhe korrik të vitit 2021, kryesisht në rrethin Vöckabruck. Në njëmbëdhjetë vjedhjet e dyshuara, 42-vjeçari akuzohet se ka vjedhur para dhe bizhuteri me vlerë. Poashtu ai dyshohet se vodhi edhe çanta dore, parfume dhe laptopë. Në një ndërtesë banimi ai hapi një kasafortë në muri. Vetëm një pjesë e mallit të vjedhur është siguruar dhe iu është kthyer pronarëve, shkruan nachrichten.at, transmeton albinfo.at
Rastet delikte të tij nuk përfundojnë vetëm me vjedhje. Siç raporton policia, ai mund të ketë qenë edhe mashtrues. Për të thuhet se i ka marr shuma të mëdha parash nga bashkatdhetarët duke i mashtruar si pronarë firme dhe duke ndërmjetësuar kinse në hapjen e bizneseve të reja.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…