Autoblinda e ushtrisë serbe aksidentohet me një veturë civile në rrugën Kralevë-Rashkë, humbin jetën pesë persona

Në magjistralen Kralevë-Rashkë të Serbisë ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përplasur një autoblindë e ushtrisë serbe me një veturë civile.

Si pasojë e kësaj kanë humbur jetën pesë persona, babai me tre fëmijët si dhe një grua që ishte me ta në veturë – kur e ëma është i vetmi person që mbijetoi, transmeton Telegrafi.

“Vetura civile është shkatërruar plotësisht nga autoblinda ushtarake – pra plotësisht e shkatërruar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e zjarrfikësve dhe ekipet e kërkim-shpëtimit. Kanë arritur disi të largojnë autoblindën që kishte përfunduar sipas veturës civile. Pamjet janë të tmerrshme, një tragjedi e vërtetë”, tha një dëshmitare.

Aksidenti mes autoblindës së ushtrisë serbe dhe veturës civile ka ndodhur të shtunën rreth orës 13:00.