Disa automjete të mërgimtarëve shqiptarë që kanë mësyrë Jarinjën për të hyrë sot në Kosovë, kanë mbetur të bllokuar për shkak të masës së serbëve të mbledhur në Rudare.
Po ashtu burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur edhe për bllokim të rrugës nga serbët në fshatin Varage të Zubin Potokut.
E tëra kjo ndodh një ditë para hyrjes në fuqi të masave të reciprocitetit për targat dhe letërnjoftimet e lëshuara nga Serbia../KSP