Kryetari i Sindikatës së Pavarur të RTK-së, Fadil Hoxha, ka akuzuar autorin e emisionit “Kojshia Show”, Sadri Imerin se merr nga RTK 1 mijë e 700 euro për emision.
Ai ka publikuar edhe një faturë duke pretenduar se “Kojshia show” për pesë emisione të transmetuara në RTK përgjatë tetorit ka sjellë faturën në vlerë prej 8 mijë 500 euro.
Për këto akuza ka reaguar edhe autori i emisionit, Sadri Imeri, i cili ka thënë se këto para i merr për hapësirën reklamuese.
“1700 euro unë i marr kompensim hapësirë reklamuese në RTK, unë financohem prej sponsorëve të mi dhe nuk marr para nga RTK. Unë marr hapësirë reklamuese dhe kam të drejtë të reklamoj 1700 euro gjatë javës. Sa i përket faturës, unë e kam një version tjetër, janë mbi 6 mijë euro hapësirë reklamuese. Unë nuk kam ardhë prej arave, kom hy me konkurs”, ka thënë ai në ATV.
Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…