POLITIKE

Avdullah Hoti: Kosova do të ketë një qeveri të re pa VV-në

Ish kryeminsitri i Kosovës, Avdullah Hoti është i bindur se Lidhjes Demokratike të Kosovës do i rikthehet besimi i qytetarëve.

Hoti thekson se qeveria Kurti nuk e ka merituar mbështetjen që e kanë marrë në vitin 2021.

“Unë jam i bindur që do të na kthehet besimi, sepse ne sfidën kryesore si një parti politike e kemi që të kthejmë besimin e qytetarëve, të kthejmë votuesit të cilët në vitin 2021 pa të drejtë nuk na e dhanë besimin atëherë. Në punën që kemi bërë gjatë këtyre katër viteve në opozitë, jemi mundu të bëjm një opozitë të strukturar të argumentuar, të gjithë kolegët pa përjashtim në të gjitha fushat. Dhe kam besim me shpresë, në vecanti duke parë qeverisjen për gjatë këtyre katër viteve që për mendimin tim e bënë të qartë që këta njerëz janë jo kompetent dhe nuk e kanë meritu atë mbështetje që e kanë marrë në vitin 2021”, tha ai.

Ndër të tjera ai thekson që Lidhja Demokratike e Kosovës, do ta udhëheqë qeverinë e ardhshme.

“Unë nuk besoj që dikush mund të ketë përceptim të mirë pozitiv për formën që është qeverisë vendi, se si është menaxhu në procesin e dialogut në mardhëniet me jashtë me politikën ndërkombëtare ose me proceset tjera. Propaganda e qeverisë dhe e ksaj mazhornce vazhdon me qenë aktive në këtë drejtim. Por njerëzit janë duke parë së pari në xhepin e vet në buxhetin e familjes së vet, secili e dinë se sa ka pasur të ardhura më herët dhe sa ka sot. Postimet e ministrës së jashtme që u bënë publike gjatë kësaj kohe janë të papranueshme dhe e turpërojnë Kosovën. Unë jam i bindur që do të ketë ndryshim, jam i bindur që do të ketë një qeveri të re, jam i bindur që do të ketë një qeveri të re pa LVV-në. Jam i bindur që ne do ta udhëheqim qeverinë e ardhshme me një energji të re. Ne do të arrijmë të marrim besimin e mjaftueshëm të qytetarëve për ti prirë vendit për të bërë qeverinë e ardhshme. Unë pres që gara mund të jetë e ngushtë nuk jemi pa gjasa, jemi me gjasa bukur të mira”, u shpreh Hoti në Blic Interview.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

36 minuta ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

15 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

17 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

18 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

20 orë ago