LAJME

“Avionët e luftës në tokë, jo më në Egje”, Erdogan kthehet në Turqi: Bashkëpunim bërthamor me Greqinë

Presidenti Recep Tayyip Erdogan kthehet në Turqi si fitimtar, por duke lënë edhe Greqinë në anën e triumfit.

Ky ishte rezultati i vizitës historike të zhvilluar në Athinë nga lideri i Ankarasë, gjatë së cilës u hap një faqe e re në marrëdhëniet mes vendeve fqinje dhe aleate në NATO.

Duke folur me gazetarët, Erdogan konfirmoi se bashkë me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis, firmosën deklaratën e përbashkët për të zhvilluar marrëdhënie miqësore dhe zgjidhur problemet në mënyrë paqësore, pa nevojën e ndërhyrjes së palëve të treta. Adresoi dhe çështjen e nxehtë të provokimeve të shpeshta në Egje, ndërsa nuk ngurroi të bënte një krahasim mes fuqive ushtarake të secilit shtet.

“Mund të them me bindje se si një vend me një popullsi prej 85-86 milionë banorësh dhe një sipërfaqe prej 780 mijë kilometrash katrorë, kemi shpenzime të mbrojtjes që nuk mund të krahasohen me Greqinë. Greqia shpenzon shuma shumë të ndryshme nga ne në këtë fushë… Në lidhje me përplasjet ajrore midis Turqisë dhe Greqisë në Egje, thamë ta mbyllim këtë faqe dhe ta lëmë me kaq. Ne duam të përqendrohemi te miqësia.”

Më tej Erdogan shtoi se Turqia po tenton që të zgjerojë bashkëpunimin me Greqinë edhe në sektorin e energjisë, veçanërisht në fushën e centraleve bërthamore. Për burimet nëntokësore, kërkoi një shpërndarje më të drejtë të tyre në rajon, ndërsa sinjalizoi se po i hap rrugën gazit të Rusisë në rajon.

“Siç e dini, ne kemi vendosur të bëhemi një qendër në rajon për furnizimin me gaz natyror nga Rusia dhe prej andej në Ballkan dhe Europë. Në këtë aspekt kemi një pajtim me presidentin rus Vladimir Putin. Tensionet në Mesdheun Lindor prekin kryesisht Turqinë dhe Greqinë, vendet më të rëndësishme të rajonit.”

Ndër të tjera, Erdogan tha se ftoi Mitsotakis për një vizitë në Turqi. Gjithashtu i rikutjoi Shteteve të Bashkuara që të përshpejtojnë dorëzimin e avionëve të luftës F-16 për të përmbyllur dhe procesin e anëtarësimit të Suedisë në NATO.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Kërkohet largimi i akcizës për derivate për ta frenuar rritjen e çmimeve të naftës

Rritja e çmimeve të derivateve pas shpërthimit të luftës në Lindjen e Mesme po reflektohet…

3 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Putini mund të ndihmojë Iranin kundër SHBA-së dhe Izraelit

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se homologu i tij rus, Vladimir Putin, mund të…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

“Blick” zbulon detaje shokuese nga ngjarja tragjike e para disa ditëve – Kush ishte personi që u lye me benzinë e i vuri flakën vetes brenda autobusit?

Ditë më parë Zvicra është tronditur nga një incident ku mbeten të vdekur 6 persona.…

7 orë ago
  • KRYESORE

‘Kriza’ për Presidentin e Kosovës, Kurti fton opozitën në takim urgjent

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten, 13 mars, se do të ftojë…

10 orë ago
  • KRYESORE

Rama acarohet për Ballukun/ Nxirret jashtë kryeministrisë gazetarja Ambrozia Meta

Gazetarja Ambrozia Meta është nxjerrë jashtë nga kryeministria pas një debati që zgjati disa minutame…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një muaj paraburgim për Gjestin

Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një…

11 orë ago