Mund të duket e çuditshme, por pasagjerëve të një avioni në Ishujt Kanarie i janë ofruar 500 euro në mënyrë që të zbrisnin.
Avioni “easyJet” nga Aeroporti Arrecife në Lanzarote nuk po ngrihej në fluturim pikërisht për shkak të peshës së avionit dhe kushteve të pafavorshme të motit.
Avioni do të duhej të nisej nga Spanja në orën 21:45 të së mërkurës më 5 korrik, por nuk u largua nga Spanja deri në orën 23:24.
Piloti i avionit bëri një lajmërim duke thënë se e vetmja mënyrë për t’u nisur ishte që të lehtësohej pesha e avionit dhe kjo bëhej vetëm duke zbritur disa pasagjerë.
“Është nxehtë, era nuk është e fortë dhe drejtimi nuk është më i miri. Duke pasur parasysh kushtet aktuale të pafavorshme të motit këtu në Lanzarote, pasi ka shumë prej jush në bord dhe pista është mjaft e shkurtër, avioni është shumë i rëndë për t’u ngritur. Me sigurinë si prioritet kryesor, nuk ka asnjë mënyrë, në kushtet aktuale të erës, që të largohet avioni nga toka. Ka disa faktorë: është shumë nxehtë, era nuk është e favorshme, drejtimi nuk është më i miri”, tha piloti.
Për të motivuar pasagjerët, atyre ou ofruan 500 euro për të zbritur vullnetarisht.
“Tani ju mund të pyesni veten se çfarë do të ndodhë tani dhe kjo është arsyeja pse unë erdha këtu për t’ju thënë. Kam biseduar me ekipin tonë të operacioneve dhe mënyra e vetme për të rregulluar një problem me një avion të rëndë është ta bëjmë atë pak më të lehtë. Nëse është e mundur unë do të doja t’u kërkoja 20 vullnetarëve që të zgjedhin të mos fluturojnë për në Liverpool sonte. Nëse dikush dëshiron të dalë vullnetar, do të ketë një nxitje,” vazhdoi piloti.
Pavarësisht reagimeve, qëllimi përfundimisht pothuajse u përmbush, pasi 19 pasagjerë zbritën nga avioni. Falë tyre, avioni mundi të arrinte rregullisht në Angli, ndonëse gati dy orë vonesë./ TGCOM