Gjermania ka aktivizuar alarmin për planin e emergjencës së gazit. Vendimi, i rënë dakord në qeverinë e Olaf Scholz, u komunikua nga Ministria e Ekonomisë dhe Klimës e udhëhequr nga Robert Habeck.
“Për momentin furnizimi me gaz është i garantuar. Plani përfshin tre hapa: paralajmërim, alarm dhe emergjencë. Faza e tretë dhe më e lartë është niveli i “emergjencës”, i cili do të lejonte shtetin të organizonte racionimin.
Situata e gazit është gjithmonë në qendër të vëmendjes së kancelarive evropiane, pasi Rusia ka filluar të shkurtojë flukset dhe Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë paralajmëroi një ditë më parë Evropën që po përgatitet për një ndërprerje totale të gazit.
Vendim vjen pikërisht në ditën kur hapet samiti europian në Bruksel, i cili do të duhet të diskutojë edhe për tavanin e çmimit të gazit për të frenuar rritjen e shkaktuar nga kriza ukrainase.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…