Avioni zyrtar shtetëror i Izraelit, i njohur si “Wing of Zion”, ka lënë hapësirën ajrore izraelite, duke fluturuar mbi Mesdhe nga baza ajrore Nevatim pranë Beersheba-s, sipas të dhënave të faqeve të ndjekjes së fluturimeve.
Avioni është larguar edhe në përplasje të mëparshme me Iranin, për të shmangur rrezikun e goditjes nga raketat iraniane.
Megjithatë, zyrtarë anonimë, të cituar nga disa media vendase, kanë mohuar se lëvizja lidhet me tensionet aktuale, duke thënë se bëhet fjalë për një fluturim stërvitor të planifikuar.
Në të kaluarën, “Wing of Zion” është zhvendosur jashtë Izraelit pak orë para sulmeve apo kundërsulmeve me Iranin, përfshirë edhe prillin e vitit 2024, kur baza Nevatim u vu më pas në shënjestër nga raketa dhe dronë iranianë.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…