Ditën e sotme u dhunua me shkop bejsbolli në hyrje të portit të Sarandës nga tre persona, avokati Mario Mejdi. Autorët, të cilët e zbritën nga makina tip “Benz” e goditën disa herë duke i shkaktuar plagë të shumta në trup.
39-vjeçarit në hyrje të portit në sy të pushuesve i ndalën makinën dhe e nxorën duke e dhunuar. Ata goditën dhe makinën, e cila shihet në pjesën e pasme të saj që ka xhamin e copëtuar.
Avokati është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.