Avokati Tom Gashi i cili njihet për mbështetjën pro Vetëvendosjes, ka mbrojtur publikisht Veton Surroin pas publikimit të mediave rreth skandalit të Brezovicës.
Sipas mediave për projektet e gazetarit Veton Surroi është dhënë ryshfet në Brezovicë.
Avokati Tomë Gashi ka shkruar se “Mos e ngaterroni Veton Surroin me vetveten! O papaka, o te poshter, O te mjere , asnji here , ne asnji rrethane as nuk ka marr e as nuk ka dhan Veton Surroi asnji cent ryshfet. Vetoni nuk eshte ju”.
Publicisti kosovar, Veton Surroi, s’ka bërë kurrfarë reagimi në lidhje me pretendimet e Prokurorisë Themelore të Ferizajt për dyshimet e përfshirjes së “Stella Consulting”, kompani kjo ku vetë është një nga aksionarët, në një aferë të dhënies së ryshfetit për ish-kryetarin e Shtërpcës, Bratisllav Nikoliq, në këmbim të lejeve ndërtimore për shtëpiza dhe objektin hotelier në Brezovicë.
Surroi është një prej aksionarëve të kompanisë “Stella Consulting” me 30 % të aksioneve derisa pjesën tjetër të aksioneve e ka Gentjan Sula me 70% .
Siç ka raportuar dje “Kallxo.com”, ish-kreu i Shtërpcës, Bratisllav Nikoliq dyshohet se ka marrë 410 mijë euro ryshfet nga kompania “Stella Consulting” në këmbim të dhënies të lejeve.
Prokuroria pretendon se ish-kryetari Nikoliq ka pranuar 210 mijë euro ryshfet për dhënien e 21 lejeve ndërtimore të vikend shtëpizave për investitorin “Stella Consulting”, si dhe 200 mijë euro të tjera për lejen ndërtimore të objektit hotelier “Stella Consulting”.
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…