Avokati, Gazmend Halilaj sonte është ndjerë i frikësuar pas një kërcënimi që ai po thotë se i është bërë nga kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Sami Lushtaku.
Halilaj në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se ka marr një telefonat nga Lushtaku.
Përmes këtij postimi, avokati Halilaj thotë se kryeari i PDK-së, është nisur për tek ai.
“Miq Sami Lushtaku më kanosi, dhe sipas tij u nus në drejtim timin”, ka shkruar Halilaj.
Por përvëc këtij njoftimi, Halilaj e ka sfiduar Lushtakun duke i thënë “Hajde”.
“O Sami Lushtaku je vetëm një leckë për mua, hajde”, ka shkruar Halilaj.