Vizita e kryeministrit të Shqëpërisë Edi Rama në Beograd, ku u mbajt takimi i radhës i nismës “Ballkani i hapur”, ka nxitur reagime të shumta në Kosovë.
Rama u prit me darkë e verë të kuqe nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq. Duke komentuar këtë takim, avokati shqiptar Spartak Ngjela, ka arsyetuar zërat në Kosovë, që kryeministri Rama duhet të shpallet “non grata” nga institucionet e Kosovës.
Megjithatë, ai ka thënë se për këtë vendim, duhet pritur edhe pak, për shkak se një vendim i tillë do të dëmtonte dy shteteve shqiptare.
“Kanë të drejtë. Por duhet pritur edhe ca, sepse dëmtohen shumë marrëdhëniet e dy shteteve shqiptare në Ballkan. Teoria moderne e luftës për këtë rast është kjo: ta çojmë luftën deri në zgrip, por mos ta shpallim. Non grata është masë ekstreme”, është shprehur Ngjela për gazetën “Bota sot”.
Si strategji, avokati ka përmendur komunikimin me tona të ashpra mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe homologut të tij Edi Rama. Sipas tij, rruga më e favorshme për çështjen shqiptare është superioriteti moral dhe patriotik i Kurtit ndaj Ramës.
“Komunikimi i brendshëm me tone të ashpra diplomatike; duhet të zhvillohet midis Kurtit dhe Ramës; dhe Kurti duhet të jetë doktrina patriotike. Ne ende nuk po kuptojmë ku kullot Rama; por mos harroni se është shefi i mazhorancës në Kuvendin e Shqipërisë. Politika moderne nuk paralizon marrëdhëniet, por krijon superioritet ndaj kundërshtarit. Në funksion të kësaj; rruga më në favor për çështjen shqiptare është superioriteti moral dhe patriotik i Kurtit ndaj Ramës. Deri në diskreditim të Ramës në funksion të shqiptarizmit që sot po kthehet në doktrinë quasi botërore”, ka thënë Ngjela.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…