POLITIKE

Avokati shqiptar: Ky zyrtar amerikan i paraqiti akuzat e egra ndaj Berishës – ja ku mund të ekstradohet ai

Avokati shqiptar Spartak Ngjela, ka komentuar përjashtimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike. Kreu i PD-së Lulzim Basha, ka përjashtuar ish-kryeministrin nga partia, pasi ky i fundit u shpall “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me familjen e tij.

Sipas avokatit Ngjela, Basha është tronditur nga akuzat e paraqitura nga ndihmës sekretari amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike Phillip Reeker, ndaj Berishës.

“Bashës, amerikanët ia kanë paraqitur të gjitha akuzat kundër Saliut. Dhe Basha i tronditur, në prani edhe të deputetëve të tjerë, është tronditur thellë. Provat i ka paraqitur Phillip Reeker, direkt nga Uashingtoni”, ka deklaruar Ngjela.

Ai ka thënë se situata u neutralizua nga Basha dhe se Berisha do të humb peshën në opinionin publik.

Ngjela parashikon që Berisha do të arrestohet dhe ekstradohet në Uashginton.

“Në lidhje me këtë mendoj se është kjo rrugë: Përjashtimi i Saliut nga grupi parlamentar. Neutralizimi i situatës nga Basha. Humbja e peshës së Saliut në opinionin publik. Dhe, arrestimi i tij… ose ekstradimi i tij në Uashington, se provat flasin për një veprimtari të egër kundër Amerikës…”, ka thënë Spartak Ngjela për “Bota sot”.

Në arsyetimin e tij për përjashtimin e Berishës, Basha ka thënë se partneriteti me ShBA-në është i pacenueshëm dhe do të mbetet i tillë në interes të partisë dhe të ardhmes së Shqipërisë.

“Për të shmangur çdo keqkuptim kam vendosur: që deri në përfundimin e shqyrtimit të kërkesës ligjore dhe zbardhjes; zoti Berisha nuk do të jetë anëtar i grupit të PD-së”, ka thënë Basha.

Ndërsa, ish-kryeministri Berisha ka thënë se kreu i PD, Lulzim Basha ka kryer vrasjen e Partisë Demokratike me vendimin që mori për largimin e tij nga grupi parlamentar.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

22 minuta ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

15 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

17 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

18 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

20 orë ago