POLITIKE

Avokati tregon me sa vite burg mund të dënohet Vuçiqi, pas mohimit të masakrës së Reçakut

Përfaqësuesi juridik i viktimave të masakrës së Reçakut, Tomë Gashi, i cili ka ngritur kallëzim penal ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për mohimin e Masakrës së Reçakut, ka thënë se Vuçiq për veprën penale që ka kryer mund të dënohet deri në 10 vjet burg.

“Aleksandar Vuçiq ka kryer vepër penale të rëndë që është e paraparë dënimi deri në 10 vjet burg”, ka thënë Gashi, në emisionin debatues “Click”, në RTV21.

Kallëzimi penal, siç thuhet në dokument, është bërë pasi më 5 dhjetor në cilësinë e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq me dashje ka nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje, përçarje dhe mosdurim midis grupeve kombëtare në mes të serbeve dhe shqiptarëve që jetojnë në Republikën e Kosovës, duke deklaruar në mënyrë sistematike dhe duke e keqpërdorur pozitën e tij si president i Republikës së Serbisë, si dhe duke e mohuar masakrën e Reçakut në të cilën masakër më 15 janar të 1999 nga forcat okupuese, ushtarake dhe policore të Republikes së Serbisë janë vrarë 45 shqiptarë civilë të moshave të ndryshme, fëmijë, gra dhe burra po ashtu është deklaruar se Masakra e Reçkut është një “trillim i sajuar nga William Walker”, dhe masakra e Reçakut ishte një krimi i fabrikuar ku gjithçka sipas tij “është falsifikuar nga ai mashtruesi me flokë të bardha, një mashtrues si Walker”, këtë e ka thënë para gazetarëve dhe këtë e kanë raportuar edhe të gjitha mediat në Republikën e Serbisë dhe në Republikën e Kosovës.

Avokati, Tomë Gashi vlerëson se më këtë rast i paraqituri ka kryer veprën penale të nxitjes së urrejtjes përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik nga neni 147 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Kallëzimi është dorëzuar në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës. Ku është kërkuar nga ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, që pas zhvillimit të hetimeve të ngris aktakuzë kundër Vuçiqit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

7 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

11 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

11 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

20 orë ago