POLITIKE

Azemi: Kurti duhet të jetë kryeministër nëse e ka edhe vetëm një votë më shumë se Osmani

Visar Azemi, analist politik, ka deklaruar se nuk është e nevojshme të kërkohet rinumërim i votave të zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 6 tetorit.

Ai në emisionin Analiza Zgjedhore në Klan Kosova ka thënë kështu pas kërkesave të tre subjekteve politike për rinumërim të votave.

“Duket se kanë qenë një leksion i mirë jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin, zgjedhjet dhe gatishmëria që kemi treguar për të përfunduar këto zgjedhje në mënyrë sa ma të mirë”.

“Ne kemi pasë plot raste që janë shpërfaq pakënaqësitë edhe në zgjedhjet e kaluara, ka shumë raste të tilla ku kanë treguar se ndoshta edhe vetë 5-ja që është votuar në lista të ndryshme është treguar e pakënaqur për shkak të numërimit nga komisionerët ose në fund nga zyrtarët të tjerë të cilët e kanë përfunduar procedurën ose kanë nënshkruar procesin në fund”.

“Por në përgjithësi nuk mund të themi se ka pasë defekt të madh, zgjedhjet kanë përfunduar mirë dhe ky është rezultati i cili është. Nuk ka kurrfarë arsyetimi që duhet të rinumëruar votat, fokusi duhet të bëhet në formimin e qeverisë”.

Azemi potencoi se nëse Kurti ka edhe një votë më shumë se Vjosa Osmani do të duhej të ishte i nominuar për kryeministër, nëse do të ndodh koalicioni mes LDK-VV-së.

“Dallimin kur e sheh në vota nuk është pak për ato rezultate që ne i kemi sot, Kurti ka të drejtë të thirret në fitoren e VV-së derisa të përfundoj procesi”.

“Megjithatë kur i merr parasysh votat që nuk janë numëruar si ato me kusht dhe të diasporës, nuk e di sa mund të bëjë ndryshim. Por mundet ta thellojë pak ndryshimin në mes VV-së dhe LDK-së, në anën tjetër kem pa një tendencë në vazhdimësi nga LDK-ja për të stopuar çfarëdo thirrje se Kurti do jetë kryeministër i ardhshëm deri në numërimin e votave”.

“Nuk është që shoh ndonjë zgjidhje të ndërmjetme, unë mendoj që pak a shumë e kemi të qart këtë mozaikun si do të duket dhe se sipas gjitha analizave Kurti do të duhej të jetë edhe i nominuari për kryeministër”.

“LDK-ja ka deklaruar më herët se kryeministër do të jetë ai që ka vota më shumë. 5000 mijë vota e përcaktojnë fituesin mendoj që është fer pllej dhe duhet të vazhdoj, të qoftë edhe një 1 votë”, ka thënë Azemi.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

2 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

16 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

18 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

19 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

21 orë ago