“Azov”, pas një masakre ndaj tyre: Putin, do të hakmerremi, do ju gjejmë kudo që jeni

Komandanti në detyrë i Regjimentit Azov iu drejtua publikut pasi anëtarët e njësisë u vranë të premten në një burg nga separatistët pro-rusë.

Është një sulm për të cilin Rusia dhe Ukraina akuzojnë njëra-tjetrën.

Azov publikoi në Telegramin e tij deklaratën e komandantit Mikita Nadtochi në të cilin ai flet për “vrasjen masive të të burgosurve të luftës ukrainas në fshatin Olenivka në territorin e pushtuar përkohësisht të rajonit të Donetsk”.

“Ne e konsiderojmë sulmin në Olenivka një akt ekzekutimi publik. Rusia e kreu atë sepse e di që askush nuk do ta ndëshkojë. Ata janë mësuar me faktin që askush nuk u kërkon llogari, qoftë edhe për shkelje të hapur të ligjeve, rregullave dhe zakoneve, ndaj ne, Azov, Ukraina si vend dhe e gjithë bota e qytetëruar, duhet të luftojmë që Rusia ta kujtojë këtë njëherë e përgjithmonë”, tha Nadtochi.

Ai shtoi se tashmë po zbulohen emrat e ekzekutorëve dhe organizatorëve të ekzekutimit të robërve të luftës.

“Ne tashmë kemi informacione paraprake, por nuk jemi ende gati të publikojmë detaje. Do t’i gjejmë kudo që të jenë – në pjesët e pushtuara të Ukrainës, në Rusi apo në një vend të tretë. Ukraina si shtet do të sigurojë një gjykim të drejtë dhe denim për ta”, tha Nadtochi.

Në një njoftim skandaloz, ambasada ruse bëri thirrje për varjen e anëtarëve të Azov-it, duke detyruar më pas Twitter-in që t’u lëshojë një paralajmërim.

 

Natdochi konfirmoi se për 24 orë rusët kanë gënjyer për ushtrinë ukrainase dhe njëherësh duike konfirmuar krimin e tyre me anë të ambasadës e tyre.

“Dua t’i kujtoj Putinit, i cili është personalisht përgjegjës për këtë krim, të mos flasë për litarin në shtëpinë e të varurit. Putin, do të ndëshkohesh bashkë me çakejtë dhe ambasadat e veta. Me të gjitha certifikatat dhe vulat, me vendim të Gjykatës Ndërkombëtare”, tha ai