Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj foli edhe për votën e tij në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës më 6 tetorit si qytetar i saj.
Pas një provokimi nga gazetari Sokol Balla se ndoshta vota e tij shkoi “dëm” duke aluduar se nuk ka votuar për Albin Kurtin, Cakaj tha se vota e tij është e fshehtë dhe se mirëkupton provokimin e tij me pyetjen.
Cakaj megjithatë shtoi se Albin Kurti është i mirëseardhur në Tiranë dhe bashkëpunimi institucional duhet të thellohet edhe më shumë mes dy vendeve.
“Votimi në Kosovë? Votën time nuk mund ta zbuloj. Jemi në dispozicion për të thelluar bashkëpunimin me Kosovën. Albin Kurti është i mirëseardhur në Tiranë dhe dyert e institucioneve janë të hapura për të”, tha Cakaj
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…