Kandidati i PDK-së për deputet, Ardian Kastrati ka hedhur akuza të rënda ndaj kryetarit të partisë së tij, Memli Krasniqit, duke pretenduar se ai ka ndikuar te rënia e numrit të votave të Kastratit në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Kastrati thotë se nuk është votuar sa duhet në këto zgjedhje sepse “Bandat e Memlit më kanë bllokuar votën”
Tutje, në reagimin e tij, Kastrati pretendon se i ka prishur matematikat e PDK-së për të bërë koalicion qeveritar me VV-në.
“Miq,
arsyeja pse nuk jam i votuar në këto zgjedhje është sepse i kam prishur matematikat për koalicion Memli Krasniqit me Albin Kurtin dhe rrjedhimisht bandat e Memlit më kanë bllokuar votën.
Përgjigja ime në pyetjen e këtij portalit të Drenasit në foton më poshtë, është kjo:
NË DRENAS UNË JAM VOTUAR MË PAK SE DISA KANDIDATË TË PANJOHUR E TË PAPUNË, QË POZITËN E DEPUTETIT E SHOHIN VETËM SI NJË VEND PUNE (me përjashtim Ferat Shala dhe Fadil Demaku), SEPSE UNË KAM FOLUR DHE KRITIKUAR SHUMË ALBIN KURTIN PËRGJATË KATËR VITEVE TË FUNDIT NË KUVEND DHE NË MEDIA. PO TË MOS E KISHA KRITIKUAR KURTIN, MESIGURI DO TË ISHA VOTUAR MË SHUMË
Plot më keni shkruar (me të drejtë) se nuk ka mundësi të jetë ky rezultat real, pas gjithë atij aktiviteti në Kuvend e nëpër media që unë kam bërë për katër vite radhazi.
Miq, arsyeja që “nuk jam votuar” është sepse unë i kam dalur kundër Memli Krasniqit për koalicionin PDK-VV.
I kam thënë këtij Memlit, pas takimit të tij me Kurtin, që nëse bën koalicion me VV-në (për interesa të Memlit) unë jo vetëm që do të kundërshtoj publikisht, por kudo që je ti, duke ngrënë darkat e tua të shtrenjta në Hotel Emerald, do të vij të gjuaj me ngjyrë në LULE TË BALLIT.” – ka shkruar ai ndër të tjera.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…