POLITIKE

Bardhi: Berisha e dinte prej dy muajsh që do përjashtohej, Basha e mbrojti te amerikanët

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka mohuar që vendimi për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlametar nuk është marrë krejt papritur.

I ftuar në ‘Open”, Bardhi tha se Berisha ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me kryedemokratin Lulzim Basha prej dy muajsh. Sipas Bardhit, pjesë e këtyre diskutimeve kanë qenë edhe ndërkombëtarët.

“Absolutisht që jo, është diskutuar prej kohësh. Berisha ishte prej dy muajsh në kontakt me Bashën dhe ndërkombëtarët, nuk u mor papritur,“- tha Bardhi ndër të tjera.

Bardhi thotë se ka qenë i pranishëm në takimet e Bashës me zyrtarët amerikane, dhe garanton se kryedemokrati e ka mbrojtur Berishën, por sipas tij nuk kishte një rrugë tjetër .

“Si çdo demokrat, ky vendim lëndon, por para se të japim një vendim emocional duhet që secili nga ne , nisur nga Basha deri te anëtari më i thjeshtë, duhet të kemi parasysh interesin e demokratëve.

Kjo ishte e vetmja rrugë nga informacionet që unë kisha,ishte i vetmi opsion për situatën e krijuar. S’do donim kurrë të ishim në këtë situatë. Sot vendi ka një minues të demokracisë dhe ai është Edi Rama .

Këtu nuk ka një betejë mes Bashës dhe Berishës, Basha ka marrë një vendim i diktuar nga rrethanat në të cilat ishte PD, dhe në atë vendim ka shprehur vlerësimin ndaj figurës së Berishës .

Zyrtarisht në prezencë të zyrtarëve amerikanë Basha e ka thënë mos dakordësinë për vendimin e SHBA, ka mbajtur qëndrim në emër të PD në mbrojtje të Berishës. Berisha është në dijeni të rreziqeve që i kanoseshin demokratëve në rast mos vendimi.

Unë jam dëshmitar i takimeve të Bashës me amerikanët , nuk jam i lejuar të nxjerr detaje , por konfirmoj se në rast se Basha s’do merrrte vendimin interesat e demokratëve do ishin cënuar në mënyrë të parikuperusehme”, tha Bardhi


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

2 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

4 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

19 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

21 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

21 orë ago