POLITIKE

Barrikadat në veri të Kosovës, serbët vendosin portrete të Putinit

Më 20 shtator, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që shoferët nga Serbia, me të hyrë në Kosovë, t’i ndërrojnë ose mbulojnë targat e tyre dhe të marrin regjistrim të përkohshëm të Kosovës.

11 ditë më pas, në Bruksel është arritur një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë por gjendja në dy pikat kufitare nuk ka ndryshuar shumë.

Barrikadat ende nuk janë larguar derisa pjesëtarët e Njësisë Speciale vazhdojnë të patrullojnë në atë pjesë të Kosovës.

Edhe pse moti ishte i ligë, edhe patrullimet e ushtarëve të KFOR-it nuk kanë munguar.

Por ajo që ka rënë në sy ditëve të fundit janë disa portrete të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, të vendosur në tendat dhe objektet ku qëndrojnë protestuesit serb.

Ambasadori rus në Serbi para disa ditësh bashkë me ministrin serb të Mbrojtjes kishte vizituar njësitet ushtarake serbe që ishin dislokuar në afërsi të kufirit me Kosovës.

Kujtojmë ditë më veri ishin kapur dhe dëbuar tre agjentë rusë që me vete mbanin pajisje kibernetike.

Për këtë afërsi të Serbisë me Rusinë ka pasur edhe reagime nga bota demokratike perëndimore.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

1 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

16 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago