Analisti Ben Andoni thotë se kreu i Partisë Demokratike është përgatitur për t’u distancuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, pasi SHBA e shpalli person “non grata” me akuzën e kurrupsionit.
“Unë hyj personalisht tek ata që mendojnë se z. Basha është përgatitur për ta lëshuar z. Berisha, madje z. Basha si pak njerëz në Shqipëri, ka kohë që e di këtë situata të Berishës”, tha ai për Euronews Albania.
Ai shprehet se kërkesa e Berishës drejtuar sekretarit Blinken për të bërë publike provat dhe faktet, që sipas tyre e implikojnë në afera “korruptive” ngjasojnë me një betejë “gati të padukshme”, që i kalon kufijtë e politikës.
Sipas tij, në praktikën e punës, DASH nuk zgjedhë të publikojë fakte apo prova, sikurse kërkoi z. Berisha.
Analisti i njohur shprehet se z. Berisha duhej të ishte tërhequr dhe të anashkalonte “konfrontimin” me SHBA.
“Personalisht mendoj se z. Berisha duhet të ishte i tërhequr, por me sa shikohet ai lexon para vetes rrezik. E para, me pasigurinë që vjen nga z. Basha për çka se ai e mbrojti sot dhe artikuloi gjëra nuk kishin dalë në media”, shtoi Andoni.
Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim kërkoi nga drejtuesit e partive të mëdha, PS dhe PD, që në shtator të mos lejojnë hyrjen në Parlament të deputetëve, që kanë probleme me figurën e tyre, përfshirë këtu edhe z. Berisha, i cili u shpall në maj të këtij viti si i padëshirueshëm nga SHBA.