Pas raportimit për hyrjen e xhandarmerisë serbe në territorin e Kosovës, saktësisht në Karaçevë, ka pasur reagime të shumta të liderëve kosovar, ndërsa disa kishin zgjedhur që të vizitojnë këtë rajon, vizitat të tilla kryeministri Hoti i quajti defilime. E dikush si dukët është kujdesur që të krijoj huti tek publiku duke falsifikuar një status të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Goran Rakic.
Ka pasur deklarata të ndryshme rreth hyrjes së ushtrisë serbe në territorin e Kosovës, ndërsa disa politikanë kishin zgjedhur që të shkojnë për vizitë vet në Karaçevë.
Ishte lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj që kishte shkuar në vendin e ngjarjes, si dhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci.
E këto vizita kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në reagimin e tij rreth kësaj ngjarje i quajti defilime.
“Siguria në Kosovë nuk mund të rrezikohet nga askush. Nuk ka vend për panik, dhe as nevojë për deklarata pompoze e defilime në vendngjarje, pa pasur idenë se si ka ndodhur ngjarja”, tha Hoti.
Por, si duket dikush është kujdesur që të krijoj huti tek publiku, me anë të një falsifikimi të statusit të zëvendëskryeministrit të Kosovës, si dhe kryetarit i Listës Serbe, Goran Rakic, shkruan Gazeta Metro.
Në statusin e tij thuhet se dënon ashpër hyrjen e ushtarëve serb në territorin e Republikës së Kosovës, duke e pasur parasysh që kryeministri i Kosovës nuk është në detyrë.
“Të nderuar qytetar të Kosovës, Unë si Zëvendës Kryeministër i Kosovës, e dënoj ashpër hyrjen e trupave serbe në territorin e Republikës së Kosovës, duke e pasur parasysh që Kryeministri i Kosovës nuk është në detyrë”, thuhet në statusin kinse të Rakicit, por që duket qartë që nuk është i vërtetë.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…