Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, dhe bashkëshorti i saj, Taika Waititi, patën një paraqitje të shkëlqyer në Met Gala 2023.
Rita dukej glamuroze dhe tejet atraktive e veshur me një fustan të zi me prerje të shumta me material transparent anash.
Jo më pak elegant dukej edhe burri i saj, regjisori i famshëm me origjinë nga Zelanda e Re.
Taika kishte veshur një setër të madhe të gjatë deri te këmbët, në ngjyrë të hirtë të materialit saten.
Këtë ai e kishte kombinuar me një palë pantallona të bardha dhe rruaza që i kishte të lidhura në mes.
Regjisori i “Thor” publikoi në llogarinë e tij zyrtare në Instagram disa fotografi nga paraqitja në ngjarjen më të madhe vjetore në industrinë e modës.
Në mesin e shumë fotografive mund të shihet një, ku ai bën simbolin e shqiponjës me duar, e që si inspirim duket se vjen nga gruaja e tij shqiptare.
Rita Ora dhe Taika përndryshe u martuan vitin e kaluar në një ceremoni private.