Bashkëshortja e Agim Ramadanit ka një falënderim emocionues për ata që dizajnuan shtatoren e burrit të saj

Bashkëshortja e Agim Ramadanit, Shukrije Ramadani, përmes një shkrimi në “facebook”, ka falënderuar të gjithë ata që e kanë jetësuar në shtatore, Agim Ramadanin.

Ajo u shpreh e se falënderimi më i madh i takon Muhamet Hajrullahut i cili dha një mbështetje të madhe financiare për ndërtimin e shtatores së Agim Ramadanit.

Postimi i plotë:

Ju falemnderit të gjithë të pranishmëve,mbështetësve dhe disejnatorit të shtatores,z.Agon Qosa.Në veçanti falemnderit ideatorit,iniciatorit dhe mbështetësit më të madh financiarë z. Muhamet Ajrullahu-t i cili me dashuri,respekt e mallë arriti ta plotësojė ëndrrën, qė ta pėrqafojë prap dajën e vet si dëshiroi!